Shëndeti

Si t’i kuroni gjëndrat tiroide me receta popullore

By GAZETA SCANNER

December 26, 2024

Gjëndrat tiroide gjenden në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormone e tij.

Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së sumbstancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit.

Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë nga sasia e jodit që hyn në organizëm.

Gjëndrat tiroide kanë këto shenja: dalja jashtë e kokordhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm, dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahjet e zemrës bëhen më të shpeshta dhe më të forta.

Të sëmurët me gjëndra tiroide preken shpejt, qajnë për hiçgjë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë diarre, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes.

Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura, të cilat veprojnë drejtpërdrejtë në gjëndër.

Këto janë shenjat dhe mosfunksionimi i hipertireozës, pra ulja e funksionit. Hiperteoza (shtim i funksionit) është një sëmundje që prek më tepër gratë.

Gjëndra prodhon shumë hormone, kështu trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendëm më lart në hipotireozë me ulje të funksionit, sepse shenjat janë të njëjta.

Do të flasim për Gushën. Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjëndrave tiroide, shfaqet më tepër te gratë në çdo moshë.

Gjëndrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme. Ato zmadhohen në mes ose në të dyja anët, apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë gradualisht.

Gusha endemike, quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Personat shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit.

Zakonisht gjëndrat tiroide me mungesë Jodi gjendet te personat në zonat malore, kurse ato me tepricë të jodit në bregdet.

Ka raste shumë të rralla që te ndonjë person ndodh e kundërta. Gjëndrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim, se sa ato me mungesë të jodit.

Mjekime popullore

1. Në 1 litër raki të fortë rrushi 18 gradë, tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhen 40 kokrra arra të vogla. Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Kjo është metoda me mungesë të jodit. Për personat që kanë gjendra tiroide me mungesë Jodi, duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj, që çliron jod me grykë hapur nga darka deri në mëngjes.

2. I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Pra në vjeshtë kur ka me shumicë të hahen 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë.

3. Ato që vuajnë nga gjëndrat tiroide të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrrave limoni ose 50 gr lëvore që zihen në 500 gr ujë për 20 min dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje esëll në mëngjes. Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut që rritet në liqene me ujra të ëmbla. /mapo.al