9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

​Si të bësh gjumë të qetë në netët e ftohta

- Advertisement -

Sa herë bëhesh gati të flesh, trupi do që të ndihet i ngrohtë e rehat. Po si mund të ndodhë kjo gjithmonë nëse temperaturat sa vijnë e zbresin më shumë? Rënia e temperaturave ndikon edhe në ambientin e dhomës dhe nëse ndien të ftohtë para se të flesh, nuk do të bësh gjumë të qetë e të nesërmen do të zgjohesh më e lodhur.

Si ta ndihmosh trupin të ndihet i çlodhur dhe ngrohtë gjatë netëve të ftohta të dimrit? Për të gjetur ekuilibrin e temperaturës optimale të trupit para gjumit, ka disa truke të thjeshta të cilat ndihmojnë të rritësh temperaturën, pavarësisht motit të ftohtë jashtë.

1. Bëj disa ushtrime para se të flesh. Kjo do të të ndihmojë për të ngrohur muskujt dhe për t’u ndier më mirë.

2. Pi një çaj të ngrohtë bimor. Kamomili është zgjidhje shumë e mirë.

3. Bëj një dush me ujë të ngrohtë.

4. Vish veshje të pambukta dhe të ngrohta. Elimino materialet sintetike dhe ato që të mbajnë ftohtë.

5. Mbaj disa batanije shtesë pranë shtratit. Edhe nëse nata ftohet, zgjidhjen e ke afër.

6. Mbaj nën çarçafë një shishe të mbushur me ujë të ngrohtë. Të ndihmon për t’u ndier më rehat dhe të mban ngrohtë për një kohë të gjatë.

7. Vish një palë çorape të ngrohta.

8. Blloko çdo hapësirë të derës që fut ajrin e ftohtë brenda në dhomë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit