Shëndeti

Si të bëhemi njeri i fortë mendërisht?

By GAZETA SCANNER 1

October 11, 2024

Gjithsecili dëshiron të jetë njeri i fortë mendërisht, por elasticiteti dhe forca mendore mund të jenë të vështira të arrihen, kur jeta bëhet e vështirë. Për të qenë të fortë mendërisht, duhet të mos rrëmbeheni prej emocioneve deri në pikën ku nuk shihni dot logjikën.

Britanikja “The Independent” ka renditur 10 këshilla për njerëzit që duan të ndërtojnë forcën mendore.

Gjeni motivimin

“Viktor Frankl duroi tmerret e kampeve të përqendrimit gjatë Luftës së Dytë, për t’u kthyer në shtëpi dhe zbuluar se kish humbur gruan dhe fëmijët. Gjatë jetës në kampet e përqendrimit, ai kish zbuluar se ata që kishin një qëllim për të vazhduar përpara, mbijetuan, ndryshe nga ata që hoqën dorë. Ai vetë ruajti një dëshirë të fortë për të parë të shoqen dhe familjen përsëri, dhe kjo e bëri të ecë përpara dhe të mos dorëzohet”.

Ekuilibroni mendimin pozitiv me atë negativ

Të menduarit pozitiv është i rëndësishëm, sepse kur beson që gjëra të mira do të ndodhin, keni prirjen që të punoni për t’i bërë që të ndodhin, dhe kështu vë re edhe që po ndodhin gjëra të mira. Edhe mendimi negativ është i rëndësishëm, sepse të lejon që të parashikosh ato që mund të shkojnë keq, dhe planifikosh se si t’i përballosh.

Jini të mirë e të dhimbsur

Duke qenë të mirë me veten dhe të tjerët, redukton numrin e emocioneve negative në jetë. Duke reduktuar mendimet negative, krijoni një hapësirë për lulëzimin e emocioneve pozitive.

Bëjini gjërat “tullë pas tulle”

Forca mendore i referohet njerëzve që kanë kaluar kohë të vështira, dhe kohët e vështirë mund të të vënë përfund. SI ia kanë dalë këta njerëz? Ata e marrin “tullë pas tulle” ose hap pas hapi. Ndërkohë që i mbajnë sytë nga objektivi përfundimtar, ata e ndajnë këtë objektiv në hapa më të vegjël e të arritshëm, me qëllim që të mos ndihen të vënë përfund.

Merrni përgjegjësi për gjërat që mund t’i kontrolloni, pranoni ato që nuk mundeni

Nuk është surprizë që njerëzit e fortë mendërisht marrin përgjegjësi për jetët e tyre, por ata nuk marrin përgjegjësi për gjithçka. Kjo do të çmendte këdo. Në vend të kësaj, ata pranojnë që ka gjëra që nuk i kanë nën kontroll. Moti, tregu, njerëzit e tjerë. Do të ishte e kotë të përpiqeshin të merrnin përgjegjësi për këto.

Mjaft morët gjithçka personalisht

Shumica e atyre që ndodhin në jetë është tërësisht jo-personale, megjithatë nevoja për të parë veten në çdo situatë është thellësisht e ngulitur tek ne. Nëse bën një hap prapa dhe shihni se pjesa më e madhe e atyre që ndodhin nuk kanë të bëjnë fare me ju, kjo gjë do ju çlirojë nga kurthi i personalizimit me tepri, gjë e cila shpesh shkakton vuajtje.

Mos thoni: Kam nevojë. Thoni: Dua!

Të gjithë duam të na pëlqejnë. Të gjithë duam miratim. Problemet fillojnë kur fillojmë ta kemi si nevojë këtë gjë – kur nuk mund të funksionojmë pa të. Njerëzit e fortë mendërisht duan gjithçka që të gjithë të tjerët në këtë planet duan. Ata thjeshtë nuk e kanë si nevojë.

Kërkoni ndihmë kur ju nevojitet

Të jesh i fortë mendërisht nuk do të thotë që nuk do ndihmë. Do të thotë se kur të duhet, pranoje, dhe kërko ndihmë.

Mos u fundosni në vetë-mëshirim

Mëshira për vetveten të shteron energjitë mendore dhe të mban ashtu, të tharë emocionalisht. Kjo vetëm sa i shtohet mërzisë aktuale, për një gjë që ka ndodhur në të shkuarën.

Shiheni të kaluarën si thjeshtë një trainim të vlefshëm dhe asgjë më shumë

Mos kaloni shumë kohë duke u marrë me të kaluarën. Në vend të kësaj, mbani mend atë që keni mësuar, objektiva, dhe shmangni këto dështime në të ardhmen. Kjo gjë funksionon shumë më mirë, se sa të ankuarit. Është një taktikë shumë e mirë rimëkëmbjeje.

Ekuilibroni emocionet me logjikën

Njerëzit e fortë mendërisht kuptojnë se si emocionet e tyre mund të influencojnë mënyrën e tyre të të menduarit. Në një përpjekje për të marrë vendimet më të mirë të mundshëm, ata ekuilibrojnë emocionet me logjikën.