Kuriozitete

Si ta thani llakun e thonjve për një minutë?

By GAZETA SCANNER 1

August 16, 2024

Sa herë ju ka ndodhur që duke u nxituar të dëmtoni llakun e qitur në thonj?

Këtij problemi i ka ardhur fundi, madje falë vetëm një përbërësi nga kuzhina juaj, i cili llakun do ta thajë për një minutë dhe me atë rast do të ushqejë lëkurën e duarve tuaja.

Fjala është për vajin e ullirit!.

Qitni vaj në gotë të rakisë, pastaj në të ngjyej gisht pas gishti të duarve tuaja. Dhe kur pas një minute të thahet llaku në thonj, fërkojeni mbetjen e vajit në lëkurë përreth thonjve dhe lërini të veprojë.

Pastaj duart lyeni me kremin tuaj të preferuar dhe kënaquni me bukurinë e thonjve tuaj dhe me butësinë e duarve tuaja.

Mundeni të përgatiteni pa problem për aktivitete të mëtejshme, pa u frikësuar që do t’i dëmtoni thonjtë e sapo bërë me llak.