Kuriozitete

Si ta kërkoni mashkullin me të cilin duhet të martoheni?

By GAZETA SCANNER 1

February 09, 2024

Secila femër së paku një herë në jetë ka qenë e dashuruar me ndonjë mashkull i cili ka qenë krejtësisht i dështuar në të ndërkaq, ka edhe tipa të tillë të cilët janë krejtësisht të gabuar. Si ta njihni atë të vërtetin?

Meshkujt shpesh dinë të paraqiten si kandidatë të mirë për martesë, dhe kur filloni të bashkëjetoni, shpërfaqin personalitetin e vërtetë të tyre.

Ja si ta njihni mashkullin e vërtetë:

Ka shprehi pune

E dimë që tani është pak e pafalënderueshme të kërkohet që mashkulli të ketë punë, mirëpo nëse nuk ka, është me rëndësi të jetë tip i cili kërkon punë dhe i cili ka shprehi pune. Askush nuk dëshiron të martohet me ndonjë mashkull dembel i cili mezi pret që t’i thotë dikush që nuk ka nevojë punojë fare. Mashkulli i tillë do të transformohet në njeriun i cili vetëm rri shtrirë në divan dhe shton peshë trupore.

Respekton ëndrrat tuaja

Disa meshkuj me ironi do të reagojnë ndaj ëndrrave tuaja, për shembull për dëshirën për punën të cilën një kohë të gjatë e prisni. Do t’ju thotë se është joreale dhe do të provojë t’ju bëjë të qëndroni me dy këmbët në tokë. Natyrisht që është mirë të qëndrohet fuqishëm me këmbë në tokë, mirëpo mashkulli i cili përpiqet t’ju lidhë përtokë dhe t’i rrënojë të gjitha ëndrrat tuaja, nuk është për ju. Duhet patjetër të gjeni dikë i cili do t’ju përkrahë dhe do t’ju nxisë të ecni përpara edhe kur e humbni vetëbesimin.

Është i pavarur

Di të përdorë makinën për larje të rrobave dhe di të gatuaj drekën, por jo të përgatisë vetëm vezë dhe sallata, di të rregullojë banesën, thjesht mashkulli i cili është bindur që nuk duhet të presë gjithmonë çdo gjë nga të tjerët, qoftë edhe nga e ëma e tij apo nga ju. Nëse nuk është i tillë, atëherë do të martoheni me një fëmijë të madh.

Ka jetën e vet

Qëllimet, idetë dhe miqtë e tij. Meshkujt e martuar apo ata që janë në lidhje më të gjatë të cilët harrojnë jetën shoqërore janë të tmerrshëm, sepse edhe nga ju do të presë të bëni të njëjtën gjë. Nëse nuk dëshironi të jetoni me dikë i cili do të jetë xheloz kur takoheni me shoqet dhe ju ndalon të keni jetën vetjake, kërkoni të gjeni tipin i cili nuk rri afër telefonit dhe i cili nuk pret thirrjen tuaj.