Rozë

Si qëndron raporti me të dashurin e ri? Selena Gomez habit me fjalët

By GAZETA SCANNER 1

February 25, 2024

Selena Gomez po ndihet e sigurt me partnerin e saj, Benny Blanco.

Kështu u shpreh vet këngëtarja e aktorja amerikane për “Apple Music”.

“Pa hyrë në shumë detaje mendoj se është e rëndësishme të takosh dikë që të respekton dhe mendoj se është gjë e bukur të gjesh mbështetje të dikush që e kupton botën në të cilën jetoj”, tha Gomez.

Ajo ndihet “më e sigurt” me producentin e aktorin amerikan.

Kujtojmë që çifti zbuluan në rrjetet sociale që kanë krijuar lidhje së bashku.