Retro

Si përgjigjet Tea kur e pyesin nëse Andi ka kryer marrëdhënie me Melisën: Si qejfli, ia kam…

Tea duket se nuk është e shqetësuar për aludimet se Andi mund të ketë patur marrëdhënie seksuale me Melisën.

Gjatë emisionit “Përputhen Prime”, Tea tha se beson tek Andi dhe ato të dy po konsolidohen si çift.

“Po konsolidohemi si çift me Andin. Ja kam nxjerrë unë namin si qejfli”, tha Tea.

Por a ndjehet Tea e kërcënuar nga Melisa?

“Melisën e kam ndjerë si kërcënim aq sa kam ndjerë Anën deri diku”, tha Tea.

Ishte Fatjoni që akuzoi Melisën se kryente marrëdhënie seksuale me një djalë, pa cilësuar nëse personi në fjalë ishte brenda apo jashtë programit. Në media u aludua se djali që ka kryer marrëdhënie seksuale është Andi. Por Melisa në emisionin “Përputhen Prime” e mohoi këtë gjë./TCh