Rozë

Si motër dhe vëlla, marrëdhënia e Bora Zemanit me Romeo Veshaj është për t’u patur zili!

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2023

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Bora dhe Romeo Veshaj, vëllai binjak i Donaldit kanë pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë si kunetër dhe gjithmonë i kemi parë duke mbështetur njëri-tjetrin në projektet e tyre. Së fundmi Donaldi, Romeo, Bora dhe djali i saj po shijojnë pushimet në Milano dhe ditën e sotme Donaldi ka postuar një video, ku shfaqet Bora dhe Romeo duke biseduar dhe qeshur. Gjithmonë është vënë në dukje marrëdhënia e mirë që Bora dhe Romeo kanë si kunetër dhe se së fundmi Romeo në një nga postimet e tij ka shkruar për të “kush ka motër botën ka“.