Rozë

Si “kukull porcelani”, trendi i grimit për “skuqjen e faqeve”

By GAZETA SCANNER 1

February 02, 2024

Shkëlqim shtesë në lëkurë, buzë dhe sy, është ky trendi për 2024-ën në grim.

Që nga përdorimi i vajrave për buzët e deri te hidratuesit e mirë, por jo vetëm kaq. Vajzat duket se e pëlqejnë shumë “blushin”. Theksimi i mollëzave konturon fytyrën, por për një rezultat sa më natyral duhet një produkt në formë pudre, që aplikohet derisa arrihet ngjyra e dëshiruar dhe përthithet nga lëkura.

Ekziston edhe opsioni ku mund të miksohen një produkt i lëngshëm me një si pluhur. Por, hapi kryesor është një produkt shtesë.

Nëse dëshironi atë shkëlqimin e një “kukulle prej porcelani”, aplikoni një balsam për lëkurën pas blushit. Mund të jetë i thjeshtë dhe transparent ose i mbushur me “shimmer” për një efekt edhe më rrezatues.