Lajme

“Si Gërvalla”, Syla tallet me ministrat e VV-së: S’i njohin flamujt e shteteve e kishe pe dinë çka është lufta hibride

By GAZETA SCANNER 1

October 17, 2024

Analisti Valon Syla është tallur keq me ministrat e VV-së, të cilët po flasin për luftë hibride.

Ai ka vlerësuar se ministra në fjalë janë bërë sikur kryediplomatja Donika Gërvalla.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ministrat e Qeverisë Kurti nuk dinë asgjë për luftën hibride.

“Keta Ministrat e VVs si Gërrvallka spi njohin flamurat e shteteve e kishe pe din çka është lufta hibride. Qitash e ka zbulu frizerken Albulena Haxhiu, e kishe pe din luftën hibride. O ju veç keni vjedh edhe keni ra. Ju kanë nxonë, tash ju dalin, faktet, banesat që i keni ble dhe mesazhet… e skeni ftyrë me ju dalë aktivistave përpara, deri sa ju denojnë me burg. Se me publik normal kosovarë ju e keni hup besimin moti kur edhe i keni humb zgjedhjet lokale”, ka shkruar Syla.