Lajme

Si funksionon çipi i trurit, zbulimi i Elon Musk?

By GAZETA SCANNER 1

December 04, 2022

Në gjashtë vitet e fundit, Elon Musk ka punuar për dizejnimin e një çipi, që do të implantohet në trurin e njeriut, një bashkëpunim ky me kompaninë Neuralink.

Zbulimi më i fundit i manjatit Musk do të përdoret te njerëzit me paraliza ose sëmundje të motorëve neurotikë për të komunikuar.

Por çfarë është ky çip? Si funksionon ai dhe si do të mund që nëpërmjet tij të kurohen të gjitha problemet mjekësore?

Le t’i hedhim një shikim:

Sistemi i Neuralink përbëhet nga një çip kompjuteri i bashkangjitur në fije të vogla fleksibël të qepura në tru nga një robot ‘i ngjashëm me makinën qepëse’.

Roboti heq një pjesë të vogël të kafkës, lidh elektrodat si fije me zona të caktuara të trurit, qep vrimën dhe e vetmja mbetje e dukshme është një mbresë e lënë pas nga prerja.

Musk ka thënë se kjo procedurë do të zgjasë vetëm 30 minuta, nuk do të kërkojë anestezi të përgjithshme dhe pacientët do të mund të kthehen në shtëpi në të njëjtën ditë.

Truri përbëhet nga qeliza të veçanta të quajtura neurone që transmetojnë sinjale te qelizat e tjera në trup, si muskujt dhe nervat tanë.

Elektrodat e çipit Neuralink janë në gjendje të lexojnë këto sinjale, të cilat më pas përkthehen në kontrolle motorike, raporton Daily Mail.

Kjo mund të kontrollojë teknologjitë e jashtme, të tilla si kompjuterët ose telefonat inteligjentë, ose funksionet trupore, si lëvizja e muskujve.

“Është si të zëvendësosh një pjesë të kafkës me një orë inteligjente”. Elon Musk

Një karikues i vogël induktiv do të jetë gjithashtu në gjendje të lidhet me valë me implantin për të ngarkuar baterinë e tij jashtë trupit. /A2CNN’