Rozë

“Si fantazmë”, Billie Eilish zbulon se si u zhduk nga jeta e saj burri që e njihte prej vitesh

By GAZETA SCANNER 1

June 10, 2024

Ajo mund të jetë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës, por rezulton se edhe Billie Eilish nuk është imune ndaj fantazmave, madje nga një burrë që e njihte prej vitesh.

Artistja amerikane, për BBC tha se çfarë i ndodhi asaj ishte çmenduri, duke rrëfyer se fantazma ishte një “mik që pastaj ndërpreu papritmas çdo komunikim me të, pa asnjë shpjegim”.

Ajo tha se incidenti ndodhi dhjetorin e kaluar, duke shtuar se “Deri më sot, [ai] nuk më dërgoi kurrë më mesazhe”.

“Ishte dikush që e njihja prej vitesh dhe kisha një plan, ditën kur, në telefon, bëja një plan, kjo është adresa ime, të jesh atje në orën 15:00 – nuk kam dëgjuar më për të. Asnjëherë”, shtoi tutje ajo.

Këngëtarja tregoi poashtu se humbi të gjithë miqtë e saj kur arriti të fitonte famë pas publikimit të albumit të saj të parë.