LajmeRetro

Si asnjëherë më parë, Venecia në shtetrrethim dhe e braktisur nga turistët (FOTO)

Shumë kryeqytete në botë, por edhe qytete që kanë pasur jo pak turistë në thuajse çdo kohë janë tashmë të “varfëruar” për shkak të pandemisë së koronavirusit. Venecia është një prej qyteteve italiane, me rrugë të boshatisura dhe me lagunën bosh pa barkat e saj.

Por, jo vetëm kaq, Venecia është e para herë që ka njohur një braktisje të tillë nga turistët. Madje, ky qytet ekonominë më së shumti e ka të varur nga miliona turistë në vit dhe në çdo stinë.

Por edhe gjatë shtetrrethimit ky qytet, ndër më të bukurit e Italisë, vazhdon të mbetet një vend mahnitës, mbi të gjitha i parë nga lart. Mediat italiane kanë realizuar me dron disa foto të qytetit, ku edhe vetë venecianët habiten, sesa shumë i braktisur ka qenë gjatë kësaj kohe.