Lajme

“Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë, se përmendore i kishin vendosë për vota”- Jashari godet VV-në

By GAZETA SCANNER 1

September 08, 2024

Aktivisti i shoqërisë civile në Podujevë, Shemsi Jashari, ka thumbuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas përurimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në këtë komunë.

Jashari, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se VV’ja do ta shfrytëzonte politikisht edhe ish-presidentin Hashim Thaçi po të mos ishte gjallë.

“Rugovizmi i Vetëvendosjës. Shyqyr që është Hashim Thaçi gjallë se, edhe përmendoren e tij e kishin vendosë veç me fitu naj votë”, ka shkruar ai.

Lidhur me përurimin e shtatores së Ibrahim Rugovës ka pasur një sërë reagimesh ndaj partisë në pushtet.