Ish e burgosura politike Fexhrije Shala ka treguar për herë të parë publikisht se si është keqtrajtuar dhe torturuar nga shqiptarë që ishin pjesë e UDB-së jugosllave.
Në një intervistë për emisionin “Debat Plus,” Shala ka përmendur emrat e disa individëve që e kanë torturuar, përfshirë Sahit Ismajlin, të cilin ajo e ka përmendur si personin që i dha shuplakën e parë që nuk do ta harrojë kurrë.
“Sahit Ismajl ka qene shef, ka qenë kryesori. Dhe është marrë me mu si person shumë të rëndësishme. E ka udhëheq grupin e tyre, ka qenë Gazmend Maliqi edhe ka qenë Blerim Olloni ndoshta nuk jam shumë e sigurt në mbiemër, ka qenë i Mitrovicës… dmth këta kanë qenë çdo ditë për afër një vjet, janë ardh më kanë marrë në pyetje.
Këto jam duke i thënë pr herë të parë publikisht: sjella ka qenë e tmerrshme, po flas për mua personalisht, ka qenë e tmerrshme. Është përdorur aq shumë dhunë. Më të thënë të drejtën shuplakë e parë nuk e harroj kurrë, erdhi nga Sahit Ismajli në Prishtinë në 92-sh. Tri ditë më kanë mbajt në sigurim të shtetit në 92-sh.
Më ka thënë ngritur në këmbë… edhe më kujtohet kur më ka goditur shuplakë i kam mëshu me kokë dyshit të vitrinës. Tri ditë më ka ushtu veshi. Më pas ato tjerat u pata mësu. Atë të parën nuk e harroj”, ka thënë Shala ën “Debat Plus”.