Ballina

Shumica e shqiptarëve në Kosovë e Shqipëri, pro referendumit për bashkim

By GAZETA SCANNER 1

April 06, 2024

Qytetarët në Kosovë dhe në Shqipëri, në shumicë, janë shprehur për Barometrin se do të votonin pro nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e Kosovës dhe Shqipërisë.

Përkatësisht, janë 82,9% e të pyeturve në Shqipëri do të votonin pro një referendumi të mundshëm dhe në Kosovë pak më pak, në nivelin e 70,6 % e të pyeturve janë ata që do të votonin pro në një referendumi për bashkimin.

Një përqindje shumë e vogël si në Kosovë edhe në Shqipëri është shprehur se do të votonte kundër në një referendum të tillë, përkatësisht 12,7 % e të pyeturve në Shqipëri dhe 24,2 % në Kosovë.