Lajme

Shukri Buja kthehet nga Haga, pritet nga qytetarët e Lipjanit

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2024

Ish-komandanti i UÇK-së, Shukri Buja, është liruar nga të gjitha akuzat e Prokurorisë Speciale të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, proces ky që zgjati mbi pesë vjet.

Ai sot është kthyer në Lipjan, duke u pritur si një triumfues. Për t’a pritur Shukri Bujën kishin dal qytetarët dhe të afërmit e tij.

Ndërsa nuk mungonte as flamuri kombëtar.

Buja ditët e fundit është shfaqë edhe në seanca publike ku është marrë në pyetje, në cilësinë e dëshmitarit.