Teknologji

Shtyhet për kohë të pacaktuar prezantimi i Hummer-it që mbushet me rrymë

Ishte shtyrë për një kohë, por prezantimi nuk do të ndodhë as në muajin e ardhshëm

Muajin që vjen, ishte planifikuar që të prezantohet Hummeri i i që mbushet me rrymë, por GMC ka bërë një paralajmërim të ri lidhur me shfaqjen e kësaj veture.

Si pasojë e situatës me coronavirus, prezantimi i Hummerit të ri që mbushet me rrymë, do të shtyhet për afat të pacaktuar.

Rikthimi i kësaj makine, ishte paralajmëruar në fillim të vitit në Super Bowl, ndërsa u tha se do të prezantohet brenda një kohë të shkurtër.

GMC lëshoi një deklaratë, se makina e re do të prezantohet më 20 maj, por duket se rrethanat kanë bërë që të mos ndodhë.

Deri më tani, është shfaqur vetëm pjesa e përparme e makinës, që vazhdon t’i ketë gjashtë ndarje, derisa gjithçka tjetër mbetet e fshehur.

Në bazë të një video të shpërndarë, shihet ky Hummer i ri nga lart, që duket se do t’i ketë përmasat e njëjta, me makinat e mëparshme, që ishin shumë të pëlqyeshme.