Lajmest-slider

Shtyhet për 10 dhjetor intervista e Kadri Veselit në Gjykatën Speciale

Kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka pasur të udhëtojë nesër në Holandë, ku më 4 dhjetor ishte ftuar të intervistohet nga Dhomat e Specializuara.

Por, nga kabineti i liderit të PDK-së, është konfirmuar se kjo intervistë që ishte paraparē për datën 4 dhjetor, për shkaqe teknike është shtyrë për javën tjetër.

“Për shkaqe teknike, intervista e kryetarit Kadri Veseli në Dhomat e Specializuara në Hagë është shtyrë për datën 10 dhjetor”, ka deklaruar për gazetën “Epoka e re” Avni Bytyçi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.