Sport

Shtyhet ndeshja Liria – Ballkani, kjo është arsyeja

By GAZETA SCANNER 1

February 04, 2024

Ndeshja e hapëse e sezonit pranveror mes Lirisë dhe Ballkanit është shtyrë nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Klubi prizrenas ka bërë kërkesë për të shtyrë ndeshjen për një termin tjetër, për shkak të angazhimeve të disa futbollisteve në Kupën e Afrikës.

Kjo kërkesë e Lirisë është pranuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Ende nuk dihet data e re për zhvillimin e kësaj ndeshje.