Lajme

Shtufi: Serbët nuk janë të diskriminuar në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

October 02, 2024

Sociologu Pal Shtufi, tha se në shoqërinë kosovare, romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët janë komunitetet më të diskriminuara. Ndërkaq, sipas Shtufit, ndaj serbëve që jetojnë në Kosovë nuk ka diskriminim.

“Qeveria me mujt me i motivu njerëzit edhe shqiptarët, por më së shumti romët në këtë rast se serbët nuk janë të diskriminuar në Kosovë, nuk duan bashkëpunim. Unë jetoj në mes të serbëve, ata nuk ndjejnë asnjë lloj diskriminimi, unë i shoh që ata përcjellin politikën deri ku do të zhvillohen, çka dhe si, por që janë të diskriminuar në asnjë formë. Nuk do më kishte ardhur hiç keq më thanë nëse kisha vërejt diskriminim ndaj tyre”, tha Shtufi në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas tij, serbët që jetojnë në Kosovë nuk duan të bashkëpunojnë me komunitetet tjera.

“Merre një kompani, shko në një fshat serbe dhe thuaj po i kërkojmë 15 serb me punu dhe e sheh a pranojnë me punu te ti, është politikë”, tha Shtufi.