Lajme

Shteti në gjumë, malet e Prevallës në flakë

By GAZETA SCANNER 1

August 11, 2024

Zjarri në Prevallë qe shtatë ditë nuk po ndalet, ndërkohë që autoritetet përgjegjëse nuk po marrin asnjë inciativë për shuarjen e tij, raporton Scanner.

Qytetarja Gresa Maliqi, në një postim në Facebook, ka shkruar se sot bëhen 7 ditë prej kur zjarri ka fillu e tash është t’u afru rreth njerëzve e villave!

“Në foto është Prevalla mbrëmë në ora 02:00 të natës, VENDI KU KËRKOHET SHËRIM NGA KANCERI dhe jo vetëm.Sot bëhen 7 ditë prej kur zjarri ka fillu e tash është tu afru rreth njerëzve e villave!”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi SHTET,

Në foto është Prevalla mbrëmë në ora 02:00 të natës, VENDI KU KËRKOHET SHËRIM NGA KANCERI dhe jo vetëm.

Sot bëhen 7 ditë prej kur zjarri ka fillu e tash është tu afru rreth njerëzve e villave!

A thu pse nuk është tu reagu kerkush?

A kaq vështirë koka me u shkym qato vatra të zjarrit?!

Pse Kosova nuk kërkon ndihmë nga vendet fqinje masi institucionet përgjegjëse nuk janë tu mujt me ba kurgja?

A e dini sa dëmi ka me u shkaktu hala ma shumë në rast se nuk intervenohet?

A mundeni me marr me men sa vjet kanë me ju dasht maleve të Prevallës për me u kthy në gjendjen që janë kanë? 😔

A e dini për çka njihet Prevalla?

Pse është djeg pikërisht vendi i pishave?

Pse ende “nuk dihen” shkaqet?

Për çka ma shumë po dashka me majt ymyt në juve kur as qeta nuk jeni në gjendje me kry?

Çka me na gjet nesër diçka më e madhe?!

Nuk jemi tu kajt hall për një arë të thjeshtë, po për VENDIN KU SHËROHEN MIJËRA NJERËZ, e që e rekomandojnë edhe vet mjekët.

Sinqerisht ekstrem e dhimbshme me besu që shteti jonë as qekaq nuk koka në gjendje me ba për vendin e vet! 😶