Lajme

Shtetet që votuan kundër pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

By GAZETA SCANNER 1

April 24, 2023

Kosova ka bërë hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Por disa prej shteteve anëtare kanë votuar kundër pranimit të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ambasador i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka treguar se cilat kanë qenë shtetet që e kanë kundërshtuar antarësimin e Kosovës.

‘’Azerbejgjani, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia dhe Spanja votuan kundër Kosovës’’, ka shkruar Bajrami.

Në anën tjetër kanë abstenuar: Bosnja, Greqia, Moldavia, Sllovakia dhe Ukraina.

Ndërsa shteti i Armenisë nuk ka votuar fare.