Shtetet e Bashkuara ndihmuan Izraelin të gjurmonte sulmet e Hezbollahut herët në mëngjes të së dielës, sipas një zyrtari të mbrojtjes amerikane, por ShBA nuk ishte e përfshirë në sulmet e Izraelit në Liban, shkruan CNN.
ShBA ka mjete për mbledhjen e inteligjencës dhe zbulimin në rajon, duke përfshirë shkatërruesit në Detin Mesdhe lindor dhe dronët që mund të monitorojnë zonën.
Zyrtari theksoi se SHBA nuk ishte pjesë e sulmeve të Izraelit ndaj grupit paraushtarak në Liban.
“Ne vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën dhe mbetemi të pozicionuar mirë dhe të gatshëm për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit nga sulmet nga Irani dhe ndonjë prej përfaqësuesve të tij”, tha zyrtari.