Lajme

Shtërpcë: Djali i dehur e rrah nënën e tij dhe e bën për spital, pastaj e sulmon edhe policin që erdhi për ta arrestuar

By GAZETA SCANNER 1

February 25, 2024

Një grua nga Shtërpca është ka raportuar në polici se djali i saj e ka sulmuar fizikisht derisa ishte nën ndikim të alkoolit.

Në raportin 24 orësh thuhet se i dyshuari kishte demoluar edhe disa orendi shtëpiake.

I dyshuari gjatë arrestit duke mos respektuar urdhëratë e zyrtarëve policor e ka sulmuar fizikisht njërin prej zyrtarëve policor.

Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Viktima f/s, ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta ishte sulmuar fizikisht nga djali i saj i dyshuari mashkull nën ndikim të alkoolit,  i cili kishte  demoluar- thyer disa orendi  shtëpiake.  I dyshuari gjatë arrestit duke mos respektuar urdhëratë e  zyrtarëve policor  e ka sulmuar  fizikisht njërin prej zyrtarëve policor.  Me vendim të prokurorit, i njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.