Botë

Shtëpia e Bardhë i përgjigjet me humor shqetësimeve të votuesve për moshën e Biden

By GAZETA SCANNER 1

September 17, 2023

Shtëpia e Bardhë iu përgjigj me sportivitet akuzave për moshën e presidentit Biden dhe dilemave nëse e përballon dot një mandat të dytë.

“80-ta është 40-ta e re”, thanë përfaqësues të Shtëpisë së Bardhë.

Biden është presidenti më i vjetër i Shtëpisë së Bardhë në historinë e SHBA dhe nëse kandidon sërish në 2024-ën ai do të jetë 82 vjeç kur të fillojë mandatin e dytë në janar 2025.

Sipas sondazheve votuesit janë të shqetësuar për moshën e Bidenit, njësoj siç edhe për rivalin e tij Donald Trump, i cili është 77 vjeç.

Shumica e amerikanëve do të preferonin një kufi moshe prej 75 vjeç ose më pak për kandidatët.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Jean-Pierre, ishte ajo që e ktheu me humor përgjigjen mbi shqetësimet për moshën: “80-ta është 40-ta e re, a nuk e dini këtë?”.