Botë

Shtëpia e Bardhë: Biden do të takohet me Zelensky, më shumë ndihma do të vijnë për Ukrainën

By GAZETA SCANNER 1

September 17, 2023

Shtetet e Bashkuara presin të shpallin ndihmë shtesë për Ukrainën javën e ardhshme.

Kështu u shpreh të premten këshilltari i sigurisë kombëtare Jake Sullivan, ndërsa njoftoi se Presidenti Joe Biden do të presë presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy të enjten në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Reuters.

Zelensky pritet të takohet me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë politike ndërsa ai është në Uashington, shtoi Sullivan.

Kievi i ka kërkuar vazhdimisht administratës Biden për ATACMS për të ndihmuar në sulmin dhe ndërprerjen e linjave të furnizimit, bazave ajrore dhe rrjeteve hekurudhore në territorin e pushtuar nga Rusia.