Rozë

Shtatzënë në moshën 44-vjeçare, Kourtney ka dy fjalë për kritikët

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Kourtney Kardashian është shtatzënë me fëmijën e parë të saj me Travis Barker, të cilën e ka cikësuar si jo të lehtë.

Pavarësisht problemeve me shëndetin, 44-vjeçarja nuk shqetësohet për gjithë zërat kritikë që e kanë komentuar për shtatzëninë në këtë moshë.

“Këto komente nuk më prekin. Atyre që i shprehin thjesht u them: Si guxoni të vini në dyshim planin e Zotit?” kështu u shpreh ajo në një intervistë të fundit për Vanity Fair Italia. “Sepse kështu e shoh unë këtë shtatzëni, e cila erdhi në një moment kur Travis Barker dhe unë as që e kishim menduar më. Vetëm një vit pasi ndaluam së tentuari natyralisht vendosëm për fekondimin e asistuar”.

“Vendimi për të provuar fekondimin e asistuar nuk ishte një zgjedhje, në kuptimin që unë isha shtyrë drejt këtij procesi si i opsioni i vetëm që na mbetej,” shpjegoi ajo.

Ndërkohë që ajo është nënë e tri fëmijëve të tjerë me ish-in, Scott Disick.