Botë

Shtatë të vdekur nga një aksident në Gjermani

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2023

Të paktën shtatë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën në një aksident trafiku të shumëfishtë që ndodhi në një autostradë në Thuringen të Gjermanisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës kur për arsye të pazbardhura, një automjet ka nisur të lëvizë në drejtim të kundërt, pak pasi është përplasur me dy makina të tjera.

Policia gjermane mbylli rrugën dhe njoftoi qytetarët e zonës për t’u mbrojtur nga tymi toksik që dilte nga automjetet e djegura në vendin e aksidentit.