Home Sport Shtatë gola, një karton i kuq dhe një fitues – Atletico Madrid mposht Getafen

Shtatë gola, një karton i kuq dhe një fitues – Atletico Madrid mposht Getafen

0
Shtatë gola, një karton i kuq dhe një fitues – Atletico Madrid mposht Getafen

Një prej ndeshjeve më spektakolare të këtij sezoni në La Liga është luajtur sonte, në ‘Wanda Metropolitano’.

Atletico Madrid ka fituar ndeshjen kundër Getafe, me rezultatin 4:3, në një thriller që u vendos në minutat e fundit.

Luis Suarez humbi një penallti në minutën e 9’, por vetëm 10 minuta pas tij, Correa i dha epërsinë ‘Rojiblancos’.

Cunha dyfishoi epërsinë e Atletico Madrid në minutën e 27’, para se Mayoral (30’), dhe Unal me dy gola nga penalltia (37’, 42’) të përmbysnin rezultatin në 2:3, përcjell lajmi.net. Megjithatë, Correa shënoi golin e dytë personal dhe çoi skuadrat në pauzë me rezultatin 3:3.

Felipe i Atletico u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58’ dhe këtu u mendua se përfundoi gjithçka për ‘Rojiblancos’.

Megjithatë, katër zëvendësime të Simeone ndryshuan gjithçka.

Hermoso ia doli të gjente golin në minutën e 89’ për të marrë fitoren dramatike të Atletico Madrid.

Atletico Madrid shkon tashmë në 39 pikë në pozitën e katërt (një ndeshje më shumë sesa Barca), kurse Getafe mbetet me 25 pikë. /Lajmi.net/

Exit mobile version