Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi ka siguruar qytetarët se operacionet kanë qenë dhe janë duke u vijuar normalisht.
ShSKUK ka bërë të ditur se sasia e ampulës ‘Fentanyl’ që e posedojnë ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, siguron qytetarët e pacientët se operacionet kanë qenë e janë duke vijuar normalisht. Sasia e ampulës ‘Fentanyl’ në ShSKUK, ka afat qëndrueshmërie dhe sasi të mjaftueshme. Raportimet publike se kësaj sasie i skadon afati nuk qëndrojnë. Lutemi për kujdes në raportime të këtij lloji për shmangur shkaktimin e panikut tek qytetarët.” – thuhet në njoftim.