Kulturë

Shqiptarja Saranda Hasani prezanton sonte këngën e saj të re

By GAZETA SCANNER 1

January 27, 2022

Shqiptarja me origjinë nga Kosova, e lindur në Suedi, Saranda Hasani, e shpallur më 2014, njëra ndër tetë vokalistet më të bukur në këtë shtet skandinav, sonte ne mesnatë vetajo ka njoftuar se do ta prezantojë në platformën youtube dhe të tjera rrjete, këngën e saj më të re, kësaj here projektin në gjuhën shqipe.

Kënga e 25 vjeçares që e mban emrin “Ku je”, është projekti i parë në gjuhën shqipe meqenëse deri më tash Saranda përmes projektit të parë, ka kënduar për audiencën suedeze.

Kënga ‘Ku je’, e cila do të lansohet sonte në mesnatë me tekst dhe melodi nga vet Saranda ndersa studio që e realizoi quhet nga Bahoz & Baran, aranzhmanin e ka bërë po ashtu – Bahoz & Baran, për videon është kujdesur LEALTA e vokaliste është Saranda Hasani.

Këngëtarja që shihet nga komuniteti suedez si shpresë për muzikën e saj, projektin e dytë vendosi ta bëjë në gjuhën shqipe, e inspiruar nga telenti i saj.