Lajme

Shqiptarët e Kosovës, pushuesit besnikë të Shëngjinit

By GAZETA SCANNER 1

June 09, 2024

Shëngjini vijon të mbetet destinacion i preferuar turistik për shqiptarët e Kosovës, të cilët përbëjnë mbi 60 për qind të numrit të përgjithshëm të pushuesve në këtë plazh.

Plazhi me pastërtinë që ai ofron, cilësia e akomodimit dhe ushqimi janë disa nga faktorët kryesorë që tërheqin pushuesit të zgjedhin Shëngjinin.

Ata tregojnë se kalojnë një kohë të konsiderueshme të sezonit veror në këtë plazh, ku sipas tyre gjejnë gjithçka që kërkojnë.

Numri i lartë i pushuesve në plazhin e Shëngjinit, reflekohet edhe në rrugët kryesore që të çojnë drejt tij, ku prej mëngjesin të kësaj të shtune nuk munguan radhët e gjata të automjeteve.