Lajme

Shqiprim Arifi: Për 8 vjet kam paguar mbi 10 mijë euro denim për flamurin shqiptar

By GAZETA SCANNER 1

October 15, 2023

Këtë javë në emision n’Mejdan, ka qenë i ftuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

Ai ka folur se a ka raporte me shefin e BIA serbe, Aleksandar Vulin, tutje ai u përgjigj në dilemën se në Preshevë a u ul në gjysëm shtizë flamuri serb kur u vranë terroristët në muajin shtator në veri të Kosovës.

Arifi ka sqaruar se kur u mbajt ditë zie në Serbi për terroristët e vrarë në Kosovë, a është respektuar kjo gjë edhe në komunën më të cilën udhëheqë, pra në Preshevë.

“Deri sa erdhët këtu, a e patë flamurin serb?, nuk e patë, ajo me të cilën flamuri ka qenë, është një “fake news” nga e këshilltarës së Kurtit, për me polarizu”, tha ai.