Ballina

Shqipëria merr një pikë kundër Kroacisë

By GAZETA SCANNER 1

June 19, 2024

Nisi në mënyrën më magjike, mirëpo fundi i ndeshjes nuk pati asgjë për t’u kujtuar. Kombëtarja e Shqipërisë u mund sërish në këtë Evropian, këtë herë nga Kroacia, po me rezultatin 2 me 2, pavarësisht se zhvilluan një ndeshje të madhe, totalisht të kundërt nga ajo hapësja e Kampionatit Evropian të futbollit, ndaj Italisë.

Gjithçka nisi me festën “kuqezi”, me golin që erdhi pas një shpëthimi të anësorit, Jasir Asani, në minutën e 11’-të të sfidës, i cili lëshon një krosim perfekt drejt zonës, aty ku “fantazisti”, Qazim Laçi ishte i pozicionuar siç duhet për ta dërguar sferën me një goditje potente me kokë, në rrejtën e “shtatlartit” Livakovic.

Mirëpo, me nisjen e fraksionit të dytë të lojës gjithçka mori për poshtë, me “Legjionarët” që u mbrojtën “me mish e me shpirt”, deri në minutën e 74’-t, ku fillimisht ishte Andrej Kramaric, i cili dërgon topin në rrjetë, nëpërmjet këmbëve të Elseid Hysajt, ndërsa vetëm 2 minuta më pas Gjasula shkakton një autogol duke përmbysur gjithçka, megjithatë nuk mbaroi me kaq, pasi në minutën e 92’-të ishte sërish Gjasula, i cili korrigjoi gabimin kësaj here duke dërguar topin në rrjetën kroate, për të siguruar të paktën 1 pikë nga kjo sfidë.