Lajme

Shqipëria hap ambasadën e saj në Ukrainë

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2024

Shqipëria ka hapur zyrtarisht ambasadën e saj në Ukrainë.

Ernal Filo ambasador i Shqipërisë në Ukrainë, paraditen e të premtes bëri prezantimin e kopjeve të kredencialeve me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Yevhen Perebyinis, raporton Top Channel.

Ceremoninë kredenciale ambasadori Filo e komentoi si nisjen e një kapitulli te ri në karrierën e tij diplomatike, tashme si Ambasador i Shqipërisë në Ukrainë.

Shqipëria në Ukrainë ndër vite ishte prezente përmes një konsullate tashmë e shkatërruar prej sulmeve ruse.