Lajme

Shqipëria dy ditë zie për Ismail Kadarenë

By GAZETA SCANNER 1

July 01, 2024

Qeveria e Shqipërisë, ka shpallur 2 ditë zie kombëtare për vdekjen e shkrimtarit Ismail Kadare.

Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, që vendosi që 2 dhe 3 korriku të shpallen ditë zie.

Me vendim të Këshillit të Ministrave u vendosi shpallja dite zie kombëtare ditën e martë edhe të mërkurë, përkatësisht në datat 2 dhe 3 korrik 2024, ne nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.Në të gjitha institucionet shtetërore do të ulet flamuri në gjysmështizë. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore do të organizohen në mjediset e Teatrit të Operas dhe Baletit dhe Ansamblin Popullor ditën e mërkurë më 3 korrik nga ora 09:00-11:00 dhe11:30 deri në 13.30.në orën 13:00 të datës 3 korrik në nderim të tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet 1 minutë heshtje”, thuhet ndër të tjera.

Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare u nda nga jeta mëngjesin e 1 korrikut, në moshën 88-vjeçare duke lënë pas tij një pasuri të madhe letrare që është përkthyer në 45 gjuhë të botës.

Kadareja është vlerësuar me një sërë çmimesh ndërkombëtare për veprat e tij.

Vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit gjatë një vizite të presidentit francez në kryeqytetin shqiptar.