Sport

Shqipëria dominoi, por nuk shënoi në pjesën e parë ndaj Ukrainës

By GAZETA SCANNER

September 07, 2024

Është mbyllur pa gola pjesa e parë mes Ukrainës dhe Shqipërisë në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kombeve.

“Kuqezinjtë” e dominuan pjesën e parë, ku patën së paku tri raste shënimi, por që nuk arritën t’i konkretizojnë.

Në anën tjetër ukrainasit e patën një shans të artë në minutën e 42-të, ku Yaremchuk u gjend i vetëm përballë Strakoshës, por goditjen e tij e ndali portieri kuqezi.