Sport

Shqipëria dhe Serbia kërkojnë së bashku organizimin e Kampionatit Evropian për U21

By GAZETA SCANNER 1

May 09, 2024

Shqipëria dhe Serbia kanë kërkuar zyrtarisht organizimin e Kampionatit Evropian në futboll për grupmoshën deri në 21 vjeç, në vitin 2027.

Federata Shqiptare e Futbollit me anë të një komunikate ka bërë të ditur se i ka dërguar kërkesën UEFA-s, që Shqipëria të jetë një nga vendet pritëse të finaleve të këtij kompeticioni.

Sipas FSHF-së, kjo është bërë për shkak të mungesës së infrastrukturës në Shqipëri.

“Duke qenë se nuk plotësohen kushtet sa i përket numrit të stadiumeve që kërkohen në mënyrë  që vendi ynë të presë të gjitha ndeshjet finale të Kampionatit Europian U-21, FSHF do të bashkëpunojë me Federatën Serbe të Futbollit për të pritur së bashku fazën finale të EURO 2027 për grupmoshën U-21”.

“Ky është pa asnjë dyshim një projekt shumë ambicioz, që do ta vendoste Shqipërinë në qendër të vëmendjes futbollistike të gjithë kontinentit”, thuhet në njoftim.