Kombëtarja shqiptare ka shënuar një tjetër fitore në ndeshjet përgatitëse para nisjes së Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Kuqezinjtë shënuan fitore me rezultat 3:1 në miqësoren e zhvilluar ndaj Kombëtares së Azejberxhanit.
Golin e parë për Shqipërinë e shënoi mesfushori Nedim Bajrami, duke realizuar një supergol pas një goditje të fuqishme nga një distancë e konsiderueshme.
Shqipëria e mbylli pjesën e parë të takimit me epërsi minimale, ndërkaq arriti të shënoj edhe dy gola tjerë në pjesën e dytë.
Manaj shënoi golin e dytë për Shqipërinë në minutën e 81-të, kurse golin e tretë e realizoi Qazim Laçi.
Menjëherë pas Laçit realizoi edhe Azerbejxhani, por koha nuk mjaftoi për të arritur diçka më shumë.
Shqipëria ka shënuar fitore edhe në ndeshjen e parë miqësore duke mposhtur Liteshtajnin me rezultat 3:0.
Në Kampionatin Evropian, Shqipëria do të përballet me Italinë, Spanjën dhe Kroacinë.