Lajme

Shqipëri: Protestuesit i vënë flakën pemës para Kryeministrisë, raportohet edhe për sulm me molotov

By GAZETA SCANNER 1

October 07, 2024

Protestuesit i kanë vënë flakën pemës përpara Kryeministrisë.

Të mbledhur në mbështetje të opozitës, protestuesit kanë hedhur molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të Kryeministrisë.

Ata kanë tentuar të thyejnë kordonin e krijuar para godinës, ndërsa janë përplasur fizikisht me forcat policore, raporton Topchannel.

Tutje raportohet për djegie edhe në stacionin e autobusëve si dhe në disa vende të tjera.

Kjo protestë është thirrrur nga opozita në Shqipëri.