Lajme

Shqetësuese, Kurtishi: Në dy muajit e parë të vitit janë regjistruar 320 raste me kancer

By GAZETA SCANNER 1

March 30, 2024

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka bërë me dije së në dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 320 pacientë me kancer të llojeve të ndryshme.

Ai ka treguar se numri më i madh i rasteve është me kancer të gjirit.

Sipas tij, pas kancerit të gjirit dominon kanceri në mushkri.

Viti 2024 për janar-shkurt në Klinikën e Onkologjisë janë regjistruar 320 pacientë me kancer të llojeve të ndryshme, dominon prapë si vitin e kaluar me kancerin e gjirit dhe është një numër më i madh se i viteve paraprake dhe njëjtë të meshkujt dominon kanceri i mushkërive kurse menjëherë pas këtyre dy grupeve janë tumoret e zorrës së trashë dhe tumoret malinjë të organeve gjenitale të femrave”, ka thënë Kurtishi, duke treguar moshën e pacientëve.

Mosha akoma dominon mbi 50 vjet, pra numri i pacientëve është mbi moshën 50 vjeçare, ajo që është problematike në Kosovë dhe vazhdon të mbetet është se kemi raste nën moshën 50 vjeçare ku sëmundja është me stade të avancuara dhe kur pacientët lajmërohen vonë për ta marrë trajtimin adekuat”, ka theksuar Kurtishi për EO.