Këshilla mjekësore

Shprehitë që ju mundësojnë një lëkurë vërtet rrezatuese

By GAZETA SCANNER 1

October 22, 2024

Për t’ju ndihmuar ta keni një lëkurë pa asnjë të metë dhe tejet të bukur, ekspertët kanë përpiluar një listë me shprehitë të cilat tregojnë se kujdesi për lëkurën është shumë më i lehtë dhe argëtues se ç’keni menduar.

Telegrafi më poshtë jua sjell këtë listë me shprehitë që jua sigurojnë një lëkurë vërtet rrezatuese:

– Hidratojeni lëkurën çdo ditë me një krem apo locion hidratimi

– Çdo dy javë aplikojeni një maskë fytyre për t’i larguar pikat e zeza nga fytyra. Përziejeni një lugë gjelle xhelatinë me dy lugë gjelle qumësht. Futeni në mikrovalë për 10 sekonda, aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të thahet dhe në fund hiqeni nga fytyra.

– Pastrojeni fytyrën me ujë të vakët para se të flini për t’i larguar yndyrat, ndotjet dhe bakteret nga lëkura

– Sigurohuni të përdorni krem kundër diellit. Rrezatimi ultravjollcë është shkaktari kryesor i rrudhjes dhe kancerit në lëkurë

– Pini mjaftueshëm ujë në mënyrë që lëkura të jetë në nivel optimal.

– Largojeni stresin. Ankthi ka efekte dëmtuese në të gjitha organet, madje edhe në lëkurë.

– Bëni ushtrime fizike. Stërvitjet jua shpejtojnë metabolizmin dhe e stimulojnë procesin e rigjenerimit të lëkurës.

– Flini më shumë. Kur flini, qelizat rigjenerohen dhe lëkura e rifiton elasticitetin që e ka /Telegrafi/