Shëndeti

Shpikja e re i bën operacionet në tru më të sigurta

By GAZETA SCANNER 1

July 20, 2024

Shkencëtarët kanë shpikur një “gjilpërë të mençur” e cila ka të integruar një kamerë, në mënyrë që t’i bëjë me të lehta operacionet e trurit.

Kjo pajisje – e hollë sa një gjilpërë – u mundëson kirurgëve që të evitojnë prekjen e enëve të gjakut që mund të shkaktojnë gjakderdhje vdekjeprurëse në tru.

Testimet e zhvilluara deri më tani kanë treguar se pajisja detekton zonat e rrezikshme me saktësi deri në 98%. Sistemi kompjuterik që bën identifikimin e venave të gjakut alarmon kirurgun.

Ekipi nga Universiteti Adelaide në Australi janë shprehur tejet të lumtur me zbulimin dhe kanë thënë se do të parandalojë qindra komplikime gjatë operacioneve.