Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është paditur për shpifje nga drejtori i Institutit Bujqësor të Kosovës, Fehmi Geci i cili është i pezulluar përkohësisht.
Sipas padisë që ka parë Nacionale, Geci e ka paditur Pecin për shpifje dhe fyerje publike.
Geci në padi ka thënë se Peci ka shpifur në foltoren e Kuvendit të Kosovës kur ka deklaruar se:
“Projekti për inventarizimi ne tokave bujqësore në vlerë prej 1.5 milion euro është një ndër projektet më abuzive dhe flagrante që unë kam gjetur në Ministrinë e Bujqësisë., ….si rezultat i veprimeve që unë i kam ndërmarrë si ministër, pro edhe mekanizmat e drejtësisë, aktualisht ish-Drejtori i Institutit Bujqësor është i suspenduar dhe me aktakuzë të ngritur be bashkë me të edhe 433 zyrtarë të tjerë për shkak të abuzimit flagrant që kanë bërë me këtë projekt”.