Lajme

Shpërthimi në KEK, Shala me peytje për Qeverinë Kurti: Sa ishte dëmi financiar? S’ka raportim ende

By GAZETA SCANNER 1

October 24, 2024

Ferat Shala, deputet i PDK-së, ka marrë fjalën në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet gjendja në KEK.

Shala ka përmendur shpërthimin që ndodhi në termocentralin A, ku u raportua për një plasaritje.

Deputeti i PDK-së ka pasur një pyetje për Qeverinë e Kosovës, që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.

“Është bërë dhe po bëhet presion i madh te punëtorët se pse deputeti është i informuar, por as Qeveria, as KEK-u nuk e kanë raportuar ende se sa është dëmi material nga kjo plasje. Sa ishte dëmi financiar nga ndërprerja e Bllokut A4 rreth pesë ditë?” – ishte pyetja e Shalës.