Botë

Shpërthim në një bazë ushtarake në Çeki, 9 të plagosur

By GAZETA SCANNER 1

June 17, 2024

Një shpërthim municionesh në një bazë stërvitore ushtarake ka shkaktuar 9 të plagosur në Çeki.

Shpërthimi ndodhi në bazën e stërvitjes ushtarake Limbava në Republikën Çeke lindore, tha ushtria në një mesazh në Tëitter, duke përmendur disa të plagosur, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sipas informacioneve, katër të plagosur janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Olomouc, katër të tjerë në Spitalin Ushtarak të rajonit dhe një tjetër ka marrë ndihmën e parë në vend, pa u bërë të ditura detaje të mëtejshme për gjendjen e tyre shëndetësore.