Botë

Shpërthim i fuqishëm e të shtëna në kryeqytetin somalez, së paku pesë të vrarë

Së paku pesë persona vdiqën dhe 23 tjerë u lënduan, pasi një shpërthim i fuqishëm e goditi herët të enjten kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke krijuar një shtëllungë tymi, sipas zyrtarëve dhe një dëshmitari të agjencisë “Reuters”.

“Deri tani dimë se pesë persona vdiqën dhe 23 të tjerë u lënduan”, tha Abdikadir Abdirahman, drejtor i shërbimeve ambulantore, “Aamin Ambulance”

Grupi islamik somalez, “Al Shabaab”, e kreu këtë sulm duke vënë në shënjestër një konvoj të Kombeve të Bashkuara, i tha agjencisë Reuters zëdhënësi i këtij grupi, Abdiasis Abu Musab.

Shpërthimi në kryeqytetin somalez ishte aq i fuqishëm, saqë muret e një shkolle u shembën dhe veturat u dëmtuan.

“Muret e spitalit tonë u shembën. Përballë nesh është një shkollë, që gjithashtu u shemb. Nuk e di sa njerëz kanë vdekur”, tha Mohamed Hussein, infermier në spitalin “Osman Hospital”, që ndodhet afër vendit ku ndodhi shpërthimi.

Ndryshe, Grupi “Al Shabaab” për një kohë të gjatë lufton kundër qeverisë qendrore me qëllim të kthimit në pushtet dhe interpretimit të rreptë të ligjit të Sheriatit.