Sport

Shpërthen Ronaldo: Jam në formë dhe i shëndetshëm, tamponi budallallëk!

Shpërthen Cristiano Ronaldo! “Ylli” portugez, shfaqi gjithë iritimin e tij për pamundësinë për të qenë në fushë përballë Lionel Messit, mbrëmjen e sotme, në përplasjen Juventus – Barcelona.

CR7 ka postuar në rrjetet sociale një mesazh, ku shkruan: “Jam në formë të shkëlqyer dhe plot shëndet, Forza Juve! Tamponi është budallallëk.”

Rezultati i tamponit, që u mësua të martën në mbrëmje, sërish pozitiv, nuk i bën të mundur portugezit të jetë në fushë ndoshta as në fundjavë ndaj Spezias.

CR7 kundërshton specifikisht funksionimin e tamponit, që nuk i dha rezultatin që prite para sfidës me Barcelonën.

https://www.facebook.com/81221197163/posts/10158860206387164/