Carlo Ancelotti është trajneri i radhës që është ankuar për orarin e ngjeshur të ndeshjeve.
Ai është i irrituar me faktin që futbollistët duhet të luajnë pothuajse çdo tri ditë.
Ancelotti deklaroi se: “Ata që bëjnë orarin duhet të zgjohen nga gjumi. Është e tepërt”.
Reali nesër do të luajë sërish me Elches pas përballjes në Kupë dhe do të jetë sfida e gjashtë që e luan këtë muaj, që nga 5 janari.